FAQ
Mos hezitoni të na pyesni
Kur duhet të kërkoj ndihmën e një avokati?
Është e këshillueshme të konsultoheni me një avokat sapo hasni një çështje ligjore ose kur keni nevojë të nënshkruani dokumente të rëndësishme, për të shmangur probleme në të ardhmen.
A mund të më ndihmoni vetëm me këshilla ligjore pa hapur një çështje gjyqësore?
Po, ne ofrojmë edhe këshillim ligjor për t’ju orientuar dhe ndihmuar në vendimmarrje, pa qenë e nevojshme të nisni një proces gjyqësor.
Sa kushton një konsultë me avokatin?
Kostoja e një konsultë varet nga kompleksiteti i çështjes. Ju mund të na kontaktoni për të marrë një vlerësim të saktë dhe transparencë të plotë mbi tarifat.
A mund të më përfaqësoni në gjykatë?
Po, ne ofrojmë përfaqësim ligjor në të gjitha shkallët e gjykatave dhe në të gjitha fushat ku ne ushtrojmë aktivitetin tonë.
Çfarë dokumentesh duhet të sjell për një konsultë?
Në varësi të çështjes, zakonisht kërkohen dokumentet përkatëse (kontrata, vendime, shkresa zyrtare, etj.). Gjatë kontaktit paraprak, ne do t’ju udhëzojmë për dokumentacionin që duhet të sillni.
A mund të më ndihmoni me hartimin e kontratave?
Po, ne ofrojmë shërbime të plota për hartimin, rishikimin dhe negocimin e kontratave në fusha të ndryshme të së drejtës.
A mund të jap një prokurë që avokati të më përfaqësojë pa qenë i pranishëm?
Po, me një prokurë të noterizuar, avokati mund të përfaqësojë interesat tuaja në institucionet përkatëse pa qenë e nevojshme prania juaj.
A merreni edhe me çështje të trashëgimisë?
Po, ne trajtojmë çështje të trashëgimisë, ndarjen e pasurisë, përpilimin e testamentit dhe konflikte të lidhura me këto tema.
Sa kohë zgjat një proces gjyqësor?
Kohëzgjatja e një procesi varet nga natyra e çështjes dhe ngarkesa e gjykatës. Ne përpiqemi gjithmonë të punojmë për një zgjidhje sa më të shpejtë dhe efikase.
Si mund të caktoj një takim me ju?
Mund të na kontaktoni përmes telefonit, emailit ose formularit të kontaktit në faqen tonë të internetit për të caktuar një takim në kohën që ju përshtatet.
