1. Asistencë dhe hartim të kërkesëpadive dhe akteve gjyqësore, përfaqësim gjyqësor për çështjet me objekt fitimin dhe mbrojtjen e së drejtës së pronësisë dhe bashkëpronësisë si dhe çdo të drejtë reale (uzufrukt, servitut, posedim sendi).
  2. Asistencë dhe përfaqësim gjyqësor, në lidhje me formën ligjore të lindjes, ndryshimit, shuarjes së marrëdhenieve juridike kontraktore.
  3. Asistencë në hartim kontrate ligjore si dhe trajtim të mosmarrëveshjeve kontrakuale në rrugë gjyqësore.
  4. Asistencë ligjore, mbrojtje gjyqësore, hartim aktesh për çështjet me objekt regjistrim pasurie pranë strukturave të Agjensisë Shtetërore të Kadastrës.
  5. Asistencë ligjore dhe hartim aktesh gjyqësor për çështje te trashëgimisë ligjore dhe testamentare.
  6. Asistencë ligjore dhe hartim aktesh gjyqësore për çështje me objekt shpërblim dëmi kontraktor /jashtë-kontraktor.
  7. Asistencë dhe hartim kërkesëpadie dhe përfaqësim gjyqësore për çështjet me objekt shpërblim dëmi si dhe përfaqësim ligjorë kundrejt shoqërive të sigurimit.
  8. Asistencë dhe hartim aktesh gjyqësore me objekt kundërshtim veprimesh përmbarimore, shpalljen e pavlefshmërisë absolute të titullit ekzekutiv si dhe mbikëqyrjen e çdo veprimi ligjor për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore.