FAQ

Mos hezitoni të na pyesni

Është e këshillueshme të konsultoheni me një avokat sapo hasni një çështje ligjore ose kur keni nevojë të nënshkruani dokumente të rëndësishme, për të shmangur probleme në të ardhmen.

Po, ne ofrojmë edhe këshillim ligjor për t’ju orientuar dhe ndihmuar në vendimmarrje, pa qenë e nevojshme të nisni një proces gjyqësor.

Kostoja e një konsultë varet nga kompleksiteti i çështjes. Ju mund të na kontaktoni për të marrë një vlerësim të saktë dhe transparencë të plotë mbi tarifat.

Po, ne ofrojmë përfaqësim ligjor në të gjitha shkallët e gjykatave dhe në të gjitha fushat ku ne ushtrojmë aktivitetin tonë.

Në varësi të çështjes, zakonisht kërkohen dokumentet përkatëse (kontrata, vendime, shkresa zyrtare, etj.). Gjatë kontaktit paraprak, ne do t’ju udhëzojmë për dokumentacionin që duhet të sillni.

Po, ne ofrojmë shërbime të plota për hartimin, rishikimin dhe negocimin e kontratave në fusha të ndryshme të së drejtës.

Po, me një prokurë të noterizuar, avokati mund të përfaqësojë interesat tuaja në institucionet përkatëse pa qenë e nevojshme prania juaj.

Po, ne trajtojmë çështje të trashëgimisë, ndarjen e pasurisë, përpilimin e testamentit dhe konflikte të lidhura me këto tema.

Kohëzgjatja e një procesi varet nga natyra e çështjes dhe ngarkesa e gjykatës. Ne përpiqemi gjithmonë të punojmë për një zgjidhje sa më të shpejtë dhe efikase.

Mund të na kontaktoni përmes telefonit, emailit ose formularit të kontaktit në faqen tonë të internetit për të caktuar një takim në kohën që ju përshtatet.