- Asistencë dhe hartim të kërkesëpadive dhe akteve gjyqësore, përfaqësim gjyqësor për çështjet me objekt fitimin dhe mbrojtjen e së drejtës së pronësisë dhe bashkëpronësisë si dhe çdo të drejtë reale (uzufrukt, servitut, posedim sendi).
- Asistencë dhe përfaqësim gjyqësor, në lidhje me formën ligjore të lindjes, ndryshimit, shuarjes së marrëdhenieve juridike kontraktore.
- Asistencë në hartim kontrate ligjore si dhe trajtim të mosmarrëveshjeve kontrakuale në rrugë gjyqësore.
- Asistencë ligjore, mbrojtje gjyqësore, hartim aktesh për çështjet me objekt regjistrim pasurie pranë strukturave të Agjensisë Shtetërore të Kadastrës.
- Asistencë ligjore dhe hartim aktesh gjyqësor për çështje te trashëgimisë ligjore dhe testamentare.
- Asistencë ligjore dhe hartim aktesh gjyqësore për çështje me objekt shpërblim dëmi kontraktor /jashtë-kontraktor.
- Asistencë dhe hartim kërkesëpadie dhe përfaqësim gjyqësore për çështjet me objekt shpërblim dëmi si dhe përfaqësim ligjorë kundrejt shoqërive të sigurimit.
- Asistencë dhe hartim aktesh gjyqësore me objekt kundërshtim veprimesh përmbarimore, shpalljen e pavlefshmërisë absolute të titullit ekzekutiv si dhe mbikëqyrjen e çdo veprimi ligjor për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore.
